Kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale ndryshe nga herët e shkuara nuk kishin shume kohë në dispozicion për fushatë, por kjo nuk i ka ndaluar ata të takohen me përfaqësues të fushave te ndryshme.
Në Shkodër, Xhemal Bushati i Partisë Demokratike shpalosi programin e tij për sportin në një takim të ngushtë me profesionistë të fushës:
“Unë nuk do vendos asgjë vetëm për sportin, do mblidhemi gjithë bashkë me përfaqësuesit e gjitha sporteve të bisedojmë gjithë bashkë për mënyrën e shpërndarjes së fondeve dhe investimeve në sport, uroj që çelësat e palestrave të mos kenë shkuar në duar të këqija. T’u krijojmë kushte sportistëve“.
Sportisët iu ankuan kandidatit demokrat për kushtet e vështira.
“Konceptimi im është ky, Vllaznia kur them Vllaznia e kam për të gjitha disiplinat, nuk do jetë e politikës, sepse është e gjithë Shkodrës. Unë do i shërbej Vllaznisë dhe do bashkëpunoj me ju“, thotë Bushati.
Të dielën gara për kryeqendrën e veriut pritet të jetë më interesantja pasi demokratët betejën në bastionin e tyre e kane jo vetëm me kandidatin e Ramës, por edhe atë të Berishës.
Top Channel