![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/0-2025-02-12T114752.741-800x450.jpg)
12/02 11:48
Çmimi i naftës në SHBA u rrit me 7% këtë të martë, duke shkuar në 102 dollarë për fuci, për herë të parë në më shumë se shtatë vite.
Edhe pse zyrtarët e energjisë në mbarë botën janë afër një marrëveshjeje për lirimin e rezervave të naftës emergjente, çmimet e naftës po rriten ndjeshëm.
CNN shkruan se nafta e papërpunuar amerikane u rrit me 6% dhe arriti në 102 dollarë për fuçi për herë të parë që nga korriku i vitit 2014.
Nafta e papërpunuar Brent u rrit me rreth 7%, mbi 100 dollarë për fuçi të hënën për herë të parë që nga viti 2014.
Top Channel