Borë në Llogora/ Rruga e kalueshme me goma dimërore ose zinxhirë
01/03/2022 17:25
Temperaturat e ulëta kanë rikthyer këtë fillim marsi reshjet e dëborës në Llogora.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se qarkullimi është i hapur, ndërkohë që për pastrimin e rrugëve po punojnë tre borëpastruese.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të përdorin goma dimërore dhe të jenë në pajisur me zinxhir.
Top Channel