Kryebashkiaku ukrainas thotë se ‘grabitësit e armatosur të dyqaneve’ do të qëllohen pa paralajmërim (fotot)

28/02/2022 16:22

Paralajmërime të ashpra janë dhënë nga autoritetet ukrainase mes rritjes së trazirave të brendshme dhe grabitjeve, që kur presidenti urdhëroi shpërndarjen e armëve për këdo që dëshironte të kontribuonte për mbrojtjen nga pushtimi rus.

Zyrtarët ukrainas të sigurisë janë urdhëruar të qëllojnë pa paralajmërim grabitësit në qytetet, sipas një njoftimi të fundit të kryebashkiakëve vendas.

Kryebashkiaku i Zhytomyr, Sergey Sukhomlyn tha në një mesazh në Facebook, se zhvillimi vjen pas disa tentativash grabitjeje në qytetin e tij.

“Unë po i paralajmëroj të gjithë: policinë, Gardën Kombëtare, njësitë e mbrojtjes territoriale, janë urdhëruar të gjitha jo më të ndalojnë  por të qëllojnë pa paralajmërim,” tha dje Sukhomlyn.

Pas tij dhe kreu territorial i Okhtyrka, Pavel Kuzmenko dha një paraljamërim të ngajshëm, duke thënë se grabitjet janë përhapur në “sektorin privat” të qytetit dhe bëri thirrje për raportiomin e çdo incidenti të dyshimtë.

“Grabitjet do të sjellin goditje pa paraljmërim”, tha Kuzmenko në një video në Facebook.

“Çeçenët do të vijnë për të përfituar nga ne prandaj duhet të mbrohemi,” tha ai, në dukje duke iu referuar njoftimit të liderit çeçen Ramzan Kadyrov për mijëra vullnetarë që ishin gati të dislokoheshin në ndihmë të Rusisë.

Pas shpërndarjes së armëve për “vullnetarët ukrainas” dje u raportua dhe për një grabitje automjeti nga adoleshentë të armatosur në lindje të vendit.

Në rrjetet sociale shfaqeshin pamje ku supozohej të shfaqeshin gjithashtu grabitje të dyqaneve ukrainase nga ushtarët rusë, por ato nuk mund të verifikoheshin.

Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës më 23 shkurt pas asaj që presidenti Vladimir Putin shpjegonte si nevojë për “demilitarizim dhe denazifikim” të Ukrainës, për të mbrojtur rajonet juglindore të Donetsk e Lugansk nga sulme e ushtrisë dhe ekstremistëve vendas.

FOTO GALERI
3/3
"Grabitjet do të sjellin goditje pa paraljëmrim", tha Kuzmenko në një video në Facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA