Të flasësh vodorisht, 10-vjeçari shqiptar me autizëm krijon gjuhën e tij

25/02/2022 17:20

Sot në “Shqipëria Live ” i ftuar ishte Jamarbri djali me spektrin e autizmit por me shumë talent. Jamarbri është vetëm 10 vjeç dhe krijon shumë.

Ai ka publikuar librin me poezi “Auvernamon” ose në shqip “Lulëkuqen”.Gjërat që e bëjnë atë të lumtur janë shkrimi dhe këndimi.

Ai di anglisht, frengjish dhe gjuhën e krijuar nga ai vetë e cila quhet vodorishte. Sipas tij kjo gjuhë vjen nga një planet imagjinarë.

“Kur unë kisha emocione të forta unë i shpreha ato me fjalë duke i shkruajtur ato në letër duke bërë poezi. Libri është me poezi dhe falsin për ndjenjat emocionet që kam unë të cilat janë frika gëzimi, lumturia dhe trishtimi”, u shpreh Jamarbri.

Flori Gjini: Këto ndjenja nga të burojnë? Përshembull frika nga çfarë ?
Jamarbri: Përshembull frika nga diçika, nga një krijesë.
Flori Gjini: Edhe ne kemi pasur frikë nga këto krijesat e çuditshme kur kemi qenë të vegjël.
Jamarbri: Edhe ju keni pasur frikë?
Erjona Rusi: Të gjithë kanë.
Jamarbri: Edhe ju keni qenë autik?
Flori Gjini: Çështja është që ne nuk kemi shkruar libër nga këto frikëra.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA