Shoferi shqiptar pranon vrasjen e mësueses së re britanike, në sulmin barabar të motivuar seksualisht me tabelë trafiku (fotot)

25/02/2022 21:32

Koçi Selamaj goditi për vdekje Sabina Nessa me një tabelë trafiku rrugor, në një vrasje “sadiste të motivuar seksualisht”, shkruanin sot mediat britanike për konklusionet e hetimit që ka shokoi Londrën vitin që shkoi.

Mësuesja britanike 28 vjeçare u gjet në kurthin e të panjohurit Selamaj teksa shkonte në një bar në juglindje të Londrës për t’u takuar me një shoqe.

Koci Selamaj kishte qëndruar në pritje pasi kishte ardhur nga shtëpia e tij në qytezën lindore të Eastbourne, dhe sulmoi të renë e panjohur me “dhunë ekstreme”.

Pamje drithëruese të kamerave të sigurisë tregonin përbindëshin që kontrollonte nëse ihste parë nga dikush tjeter, para se të niste të ndiqte me vrap Sabinën e tmerruar më 17 shtator të vitit të shkuar.

Vrasësi e kishte arritur atë dhe barbarisht e kishte goditur 34 herë me një armë metali rreth 60 cm të gjatë, që besohet se ishte një shenjë trafiku rrugor.

Më pas ai ishte filmuar duke e transportuar “prenë” e tij në errësirë.

Qytetari i Shqipërisë besohet se e ka mbytur ate në zonën me pemë, në një sulm të motivuar seksualisht, thanë hetuesit.

Selmaj naten e vrasjes se Sabina

Zyrtarët thanë se dy orë para sulmit, ai kishte kontaktuar një ish-partnere për t’i bërë presion për aktivitet seksual.

Trupi i Sabinas ishte gjetur një ditë më pas nga një shëtitës me qen në zonë, rreth 150 metra larg shtëpisë së viktimes.

36 vjeçari Selamaj, pranoi sot në gjykatë vrasjen e Sabina.

Ai ishte arrestuar në shtëpinë e tij në Eastbourne disa ditë pas vrasjes brutale.

Në gjykatë u tha se Selamaj, i cili ishte i martuar në kohën e krimit, tre ditë para vrasjes së Sabina ishte parë nga kamerat në zonën ë vrasjes, 30 minuta para se Sabina ta kalonte pa e ditur çfarë e priste.

Prokurorja Alison Morgan tha: “I akuzuari shihet duke u sjellë rreth parkut para se të pikasë viktimën, teksa kontrollon që askush tjetër nuk është pranë, para se të nisë të ndjekë”.

“Ai më pas shihet që afrohet te viktima dhe e godet vazhdimisht me një armë të metaltë. Dhe në fakt mjeti me të cilin e godiste duket se thyhet nga goditjet e shumta”.

“Më pas i akuzuari e trnasporton viktimën që është pa ndjenja në një zonë larg shikimit”.

Rreth dhjetë minuta më vonë Selamaj ishte rishfaqur vetëm duke mbledhur copat e mjetit të thyer të vrasjes, para se të pastronte një stol duke e fshirë me peceta të lagura.

Pas arrestimit Selamaj fillimisht nuk pranonte vrasjen e Nessa, por më vonë pranoi se ishte personi në kamerat e sigurisë që e godiste.

Sot duke folur jashtë gjykatës, motra e Sabinas, Jebina Islam e përlotur tha se nuk mund ta kapërdinte çështjen, megjithë pranimin e fajit.

Jebina tha: “Ne si familje jemi të shkatërruar, nuk ka asnjë ditë që nuk mendoj për të. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e tmerrshme që ai ka shkaktuar”.

“Fakti që nuk do të dimë kurrë motivin e vrasjes së motrës tonë është tronditës. Ditët tona nuk po bëhen më të lehta”.

Qindra njerëz u mblodhën me qirinj të ndezur në vendngjarje duke bërë homazhe.

Prokurorja Helen Ellwood, shtoi: “Sabina Nessa ishte 28 vjeçe kur jeta e saj u ndërpre si rezultat i dhunës së ligë që pësoi teksa ecte në një park.”

“Koci Selamaj nuk ka treguar pendesë për sulmin predator të paramenduar ndaj një vajze që ecte vetëm, e që ai nuk e njihte”.

“Veprimet e tij prej burracaku kanë shkatërruar një famije dhe shkaktuan dhimbje të pamasë ndaj atyre që e njihnin Sabinan.”

Denimi per Selamaj do te jepet me 7 prill.

FOTO GALERI
5/5
Sot duke folur jashtë gjykatës, motra e Sabinas, Jebina Islam e përlotur tha se nuk mund ta kapërdinte çështjen

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA