Ushtarët rusë janë tani në Kiev, kanë konfirmuar zyrtarët e Ukrainës në një postim në Twitter.

Ushtria ruse ka sekuestruar dy automjete të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe po lëvizin drejt qendrës së Kievit.

Ata ndiqen nga një kolonë kamionësh ushtarakë rusë, sipas zëvendësministrit të Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se “armiku” ishte në rrethin e Obolon, rreth 9 km  në veri të parlamentit të Kievit në qendër të qytetit.

“Banorë rrini të qetë, kini kujdes. Mos dilni nga shtëpia!”, thanë ata.

Forcat ushtarake të Rusisë po synojnë dhjetëra vende civile, ka thënë një zyrtar në Ministrinë e Brendshme të Ukrainës.

“Rusët thonë se nuk po godasin objekte civile, por 33 objekte civile janë goditur gjatë 24 orëve të fundit”, tha Vadym Denysenko për agjencinë e lajmeve Reuters.

Top Channel