Qytetarë të gjakosur, lot dhe largime masive/ Bota në ankth! Momentet dramatike në Ukrainë përmes fotove

24/02/2022 11:10

Bota është në ankth pasi Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës mëngjesin e kësaj të enjteje.

Edhe pse mund të duket e pabesueshme që ka një luftë në shekullin e XXI, është e vërtetë, ‘dita e zezë’ erdhi.

Më poshtë janë të pasqyruara momentet dramatike në Ukrainë përmes fotove. Qytetarë të gjakosur, ushtarë që qajnë, ukrainas që rregullojnë shtëpitë e tyre, zhvendosje masive të tyre për t’u shpëtuar sulmeve.

Fëmijët janë ata që po e përjetojnë më keq këtë situatë të rëndë, ndërsa prindërit po përpiqen t’i qetësojnë me çdo kusht.

Vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara kanë filluar të vendosin sanksione në përgjigje të veprimeve të Rusisë. Një vorbull përpjekjesh diplomatike në javët e fundit deri më tani nuk ka arritur të qetësojë tensionet në rajon.

Rusia ka forcuar kontrollin e saj ushtarak rreth Ukrainës që nga viti i kaluar, duke grumbulluar dhjetëra mijëra ushtarë, si dhe pajisje e artileri, në pragun e vendit.

Përshkallëzimi në konfliktin shumëvjeçar ka shkaktuar krizën më të madhe të sigurisë në kontinentin evropian që nga Lufta e Ftohtë, duke ngritur spektrin e një përballjeje të rrezikshme midis fuqive perëndimore dhe Moskës.

FOTO GALERI
24/28

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA