Prezantuesja e modelja meksikane bëhet gazetarja e gjashtë e vrarë nga bandat, pas gjetjes së trupit në kryeqytet (fotot)

24/02/2022 16:01

Një prezantuese televizive meksikane besohet se është gazetarja e gjashtë që ekzekutohet vetëm këtë vit nga kartelet e fuqishme të drogës, pas gjetjes së trupit të saj të mbështjellë me çarçafë dje në kryeqytet.

29 vjeçarja Michelle Perez Tadeo u gjet e vdekur nga zjarrfikësit që po shuanin një zjarr në jug të kryeqytetit Mexico City.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende shkakun e vdekjes por thanë se po punojnë në disa linja hetimi.

Të afërmit e gazetares e kishin raportuar të humbur prej të premtes së shkuar.

Vdekja e saj bëhet vrasja e gjashtë e një gazetari në Meksikë këtë vit, pas vrasjeve të katër gazetarëve në janar dhe i pestë u vra këtë muaj.

Më 10 shkurt drejtori i rrjetit të informacionit Noticias Web, Heber López, u qëllua për vdekje në shtetin jugor të Oaxaca kur një vrasës me pagesë hyri në zyrë dhe hapi zjarr.

López, i cili mbulonte lajmet e kronikës së krimit, prej kohësh merrte kërcënime me vdekje, thanë më vonë punonjësit e rrjetit Noticias Web.

Prokurorët në Oaxaca thanë se dy të dyshuar janë arrestuar për krimin dhe një armë është sekuestruar perj tyre.

Zhvillimi erdhi pas vrasjes së Roberto Toledo, një kameraman i rrjetit online Monitor Michoacan, më 31 janar.

Toledo u vra nga dy sulmues teksa përgatitej të bënte një intervistë për krimin në Zitacuaro, ne rajonin Michoacan.

Jan-Albert Hootsen, përfaqësuesi komitetit meksikan të mbrojtjes së gazetarëve tha për zhvillimet: “Në gjashtë javët e para të vitit 2022 janë vrarë më shumë punonjës të shtypit në Meksikë sesa në të gjithë dekadën efundit”.

Aktivistët e medias thonë se grupet kriminale, bandat e drogave dhe zyrtarët e korruptuar kanë kryer vrasjet e gazetarëve që kanë prishur aktivitetin e tyre të korrupsionit.

Gazetarët në qytetin verior të Tijuana protestuan javës që shkoi ndaj presidentit Andres Manuel Lopez Obrador për mungesnë e angazhimit kundër dhunës ndaj punonjësve të shtypit.

FOTO GALERI
2/8
Të afërmit e gazetares e kishin raportuar të humbur prej të premtes së shkuar.

Top Channel