Aktori amerikan Sean Penn ndiqte sot nga radha e parë e karrigeve konferencën e shtypit të qeverisë së Ukrainës teksa ka mbërritur në Kiev për të xhiruar një dokumentar mbi konfliktin në përshkallëzim.
Penn shihej në sallë me syze dielli duke ndjekur përditësimet e ngjarjeve, teksa edhe më parë ka dëshmuar zhvillime dramatike siç ishte në linjën e zjarrit të karteleve meksikane në 2016 kur kontaktoi me liderin e arratisur të bandës, El Chapo.
Penn raportohet se ka qenë disa herë në Ukrainë muajt e fundit, ndërsa është rikthyer kësaj jave.
Mediat thonin se ai “nuk dukej se e kishte me nxitim të largohej”.
Qeveria e Ukrainës thoshte në një postim se ishte mirënjohëse për prezencën e tij, duke e quajtur “shumë më të guximshëm sesa liderët Perëndimorë”.
Fituesi i Oskarit, Sean Penn ka thënë se ka ardhur në Kiev për të regjistruar dhe për të treguar të vërtetën mbi ato që po ndodhin në vend.
Qeveria e Kievit tha: “Sean Penn është sot në Ukrainë, dhe mes atyre që mbështetin Ukrainën. Vendi ynë është mirënjohës për një shfaqje të tillë kurajoje dhe sinqeriteti”.
Sot në mëngjes Penn ndoqi konferencën e përditshme të shtypit të sekretarit të shtetit Mikhail Podolâk dhe ministres së Ukrainës për territoret e pushtuara Irina Vere щуuk.
Në fillim të javës ai është parë duke darkuar me gazetarë vendas në Kiev, në një kohë kur mijëra njerëz përpiqen të largohen nga vendi të tmerruar nga frika, drejt Polonisë apo Rumanisë.
Top Channel