Durrës/ Bashkëbisedimi me gratë që punojnë në fasoneri, Sako: Përmes politikave sociale është detyrimi ynë si qeveri vendore për t’i përkrahur

24/02/2022 12:27

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka vijuar bashkëbisedimin e me punonjëset e fasonerive që operojnë në këtë qytet për të dëgjuar nga afër problematikat dhe nevojat e tyre, ndërsa iu shprehu mbështetjen e plotë atyre nga ana e institucionit të Bashkisë.

Unë besoj fort se çdo grua e ka vullnetin, përgatitjen e kurajon që ashtu siç rrit me përkushtim maksimal fëmijët e saj, me të njëjtin përkushtim kontribuon edhe në ekonominë e familjes së saj, prandaj është detyrimi ynë për t’i përkrahur ato, nëpërmjet politikave sociale si qeveri vendore”, tha Sako.

Kujtojmë se ky bashkëbisedim vjen në kuadër të disa takimeve edhe të mëparshme që kryebashkiakja e Durrësit ka zhvilluar me gra që punojnë në fasoneritë e këtij qytetit.

 

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA