Realiteti ‘Metaverse’ lejon fëmijët 13-vjeçarë të hyjnë në ‘klube virtuale’ striptize e seksi (fotot)

23/02/2022 21:48

Një gazetare investigative që u paraqit si një 13-vjeçare në rrjetin e ‘realitetit virtual’ të ngjashem me ate te kreut të Facebook, Mark Zuckenberg, mund të hynte virtualisht në ‘klube striptize’ të shikonte animacione seksuale dhe të ekspozohej ndaj një fjalori ekstrem dhune e seksi, sipas një investigimi shokues të rrjeteve britanike.

Zhvillimi është një panoramë e vrazhdë e botës virtuale 3-Dimensionale që propozohet si “e ardhmja” nga kompanitë gjigante të teknologjisë, ku normat e mbrojtjes së të miturve apo moralit shoqëror në përgjithësi janë inekzistente, në favor të kënaqësisë së shpejtë të kurioziteteve perverse, që arrijnë shumë pranë shkeljes së ligjit.

Në rrjetin Metaverse të miturit mund të “zhvisheshin” virtualisht, te shihnin e të bënin “gjëra që nuk thuhen”, sipas gazetares britanike të BBC, që nuk është emëruar publikisht.

Fëmijët në realitetin virtual mund të shikonin kërcim erotik të modeleve në tub, të përziheshin lirisht me të rriturit në ambjentin virtual, çka sillte një normalizim të joshjes së të miturve, pedofilisë dhe kërcënimeve të përdhunimit.

Gazetarja investiguese e BBC

Në përgjigje të investigimit, Komisionerja e Mbrojtjes së Fëmijëve në Angli i bëri thirrje kompanive të “gjejnë busullën e tyre morale” për të eliminuar sjelljet në botën virtuale.

‘Dame’ Rachel de Souza tha se ishte ‘shumë e tmerruar’ nga ajo që kishte parë në investigim dhe “e zhgënjyer që kompanitë nuk kishin menduar për sigurinë në botët 3D”.

Investigimi zbuloi se joshja e të miturve, materialet seksuale, gjuha racore dhe kërcënuese, mbizotëronin në këto aplikacione.

­Inivestiguesja që ishte rregjistruar në realitetin virtual si 13-vjeçare, tha se hynte në dhoma  ku “qenie aliene bënin seks të simuluar, duke përdorur prezervativë dhe lodra seksi, dhe më pas ishte ftuar prej tyre të merrte pjesë.

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg thotë se bota virtuale është e ardhmja prandaj ka nxjerrë në shitje ‘kokoren’ e realitetit virtual Oculus Quest, që tashmë quhet Meta Quest.

Teknologjia është e njëjtë për 75 përqind të tregut të aplikacioneve të realitetit virtual, dhe u përdor nga gazetarja për të eksploruar aplikacionin VRChat. Versioni i njëjtë në grupin Meta, duhet Horizon.

‘VRChat’ nuk është prodhuar nga Meta por mund të shkarkohet nga Facebook dhe ‘Meta Quest’ pa asnjë kufizim të moshës.

Aktivistët e sigurisë së fmëiijëve kanë folur shpesh për naivitetin e qëllimshëm ose jo të kompanive të teknologjisë për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet për të rritur.

Komisionerja de Souza tha: “Pra këta inxhinierët fantastikë të Mark Zuckerberg që mund të krijojnë këto gjëra nuk mbajnë do të sigurtë fëmijët nga përmbajtjet e gabuara. Kjo është sfida për kompanitë e teknologjisë dhe ata duhet të shpejtojnë”.

Këtë muaj në Britani faqet pornografike të internetit u detyruan të kërkojnë verifikim të moshës për përdoruesit, por komisionerja tha se kriteret duhet të zgjerohen.

Kreu i agjencisë së sigurisë online për fëmijët në Britani, Andy Burrows tha se investigimi kishte zbuluar “një masë toksike rreziqesh”.

“Fëmijët po ekspozohen ndaj eksperiencave totalisht të papërshtatshme dhe shumë të dëmshme”, tha ai.

“Keto produkte janë të rezikshme me dizajnin e tyre, prej pakujdesisë e neglizhencës”.

Kritikët thonë se gjithçka në “realitetin virtual” është e orientuar te seksi, me ngjyra që shihen më shumë më zonën me drita të kuqe në Amsterdam apo në Soho në Londër.

FOTO GALERI
2/3
Komisionerja e Mbrojtjes së Fëmijëve në Angli

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA