Pengmarrja dramatike në Amsterdam përfundon me përplasjen e sulmuesit pas kërkesës €200milionë (Video-foto)

23/02/2022 16:13

Në pamjet dramatike shihen momentet kur një peng i prangosur arrin të shpëtojë mbrëmë nga një dyqan celularësh në qendër të Amsterdam çka bëri që pëngmarrësi ta ndjekë dhe më pas të goditej me makinë nga policia.

Më herët i kapuri shihet teksa mbahet me pistoletë në kokë nga pengmarrësi i tij brenda dyqanit, teksa kërcënon dhe klientë në restorantin përballë duke valëvitur dhe armën që mban në dorë.

Mediat holandeze raportonin sot se pengu ishte një 44-vjeçar nga Bullgaria. Pengmarresi raportohet nje 27-vjecar holandez.

Pengu kishte arritur të largohej  por sulmuesi më pas e ndoqi në rrugë, derisa një makinë policie e goditi në sheshin Leidseplein në qendër të kryeqytetit holandez.

Incidenti i rëndë i nisur prej orës 18.00 zgjati rreth pesë orë dhe përfshiu fillimisht dhjetra pengje.

“Disa dhjetra pengje u larguan nga ndërtesa rreth orës 9:15 dhe oficeët shpallën incidentin të mbyllur rreth orës 10.00 të darkës.

Ne arritëm të ndalonim pengmarrësin teksa ai vraponte përjashtë. Në imazhet shihet përplasja e dhunshme. Ne e dimë se i dyshuari nuk kishte armë dhe tani personali mjekësor po kujdeset për të”, njoftoi policia.

Një dëshmitar tha se iu desh të vraponte për jetën e tij pasi dëgjoi të shtënat në fillim të pengmarrjes.

Ai tha për rrjetin holandez AT5: “Po qëndroja në vijat e bardha përballë dyqanit Apple. Një punonjës doli jashtë me vrap duke folur në radio. Në atë moment kuptova se çfarë po ndodhte dhe dëgjova të shtënat brenda dyqanit”.

FOTO GALERI
4/7
Makina e policise tha se perplasi pengmarresin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA