Një inxhinier në Britani që u shkakua për një marrëdhënie seksuale me gruan e drejtorit të kompanisë ka paditur çështjen e heqjes së padrejtë nga puna duke pretenduar se ata “nuk kishin bërë kurrë seks në ambjentet e kompanisë”.
Anthony Smith ishte shkarkuar pasi u mësua për marrëdhënien e tij seksuale me 38 vjeçaren Lyndsay George, bashkëshorten e drejtorit të kompanisë së kanalizimeve, 44 vjeçarin Robert.
Zonja George pranoi lidhjen e saj dhe marrëdhënien ‘e ndezur’ me Smith duke thënë se kishin pasur “intimitet” gjatë orëve të punës madje në disa nga automjetet e kompanisë .
Pas zbulimit të lidhjes skandaloze, inxhinieri u shkarkua prej punës me kompaninë nga Yorkshire, Full Circle Irrigation – e cila punon në fushat e futbollit dhe ato të golfit.
Por ai paditi kompaninë duke thënë se kishin bërë seks vetëm në ambjnete të hapura, megjithse shumica e marrëdhënies kishte ndidhur gjatë dimrit, shkruan e përditshmja britanike Daily Mail.
Fillimisht ai humbi çështjen e tij kundër kompanisë Full Circle, e cila mes të tjerash punon me klubin e Premier League, Leeds, dhe disa nga fushat e golfit më të njohura në Britani.
Zonja George, e cila jeton në shtëpinë 350,000 paundëshe në Harrogate me bashkëshortin e saj, ka dhënë dorëheqjen nga postet drejtuese të kompanisë pas pranimit të aferës me Smith.
Anthony Smith i cili kishe punuar me kompaninë prej11 vjetësh, akuzohej gjithashtu për dërgimin e fotove nudo të zonjës George te kolegët e tij.
Në gjykatën civile të Leeds, në veri të Britanisë, u tha se Smith e zonja George kishin nisur marrëdhënien e tyre prej pranverës 2020.
Në 22 janar 22, 2021, zonja George kishte pranuar marrëdhënien seksuale me Smith dhe u pezullua menjëherë për shkelje të disiplinës së punës.
Zonja Smith pretendon se ata kishin bërë seks vetëm jashtë ambjenteve të kompanisë duke thënë se një prej dëshmitarëve ishte blerë me rryshfet.
Por gjykatësja Emma Tegerdine refuzoi pretendimet bashke me padinë e të shkarkuarit për largim të padrejtë nga puna.
Gjykatësja Tegerdine tha: “Gjykatësja vendos se zoti George është një dëshmitar i besueshëm ndërsa dëshmia e zotit Smith ishte e pakënaqshme”.
“Gjykata vendos gjithashtu se pretendimet e akuzuesit se afera e tij me zonjën George është zhvilluar jashtë ambjenteve të kompanisë, në një periudhë prej tetë muajsh shumica e të cilës gjatë sezonit të dimrit, nuk është e besueshme”.
Top Channel