Zbulohet kush është bukuroshja që po ndan Tottin me Ilary-n

22/02/2022 21:04

Zbulohen detaje të reja rreth krizës mes Francesco Tottit dhe Ilary Blasit.

Në orët e fundit është bërë e ditur se çifti do të divorcohet pas 20 vitesh dashuri dhe gati 17 vjet martesë. Por kjo nuk është e gjitha, sepse legjenda e Romës ka krijuar një lidhje të re. Sipas medieve italiane, bukuroshja që i ka rrëmbyer zemrën ish-kapiteni verdhekuq quhet Noemi Bocchi.

Vajza 33-vjeçare mësohet se e ka magjepsur Tottin. Historia ka nisur disa muaj më parë, por vetëm në javët e fundit çifti do të dilte hapur, aq sa Noemi ishte në stadiumin olimpik për ndeshjen mes Romës dhe Genoas e ulur vetëm dy rreshta larg Tottit. Noemi, një e pasionuar pas sportit të padelit, Totti, është e diplomuar për ekonomi dhela qenë bashkëshortja e një sipërmarrësi dhe drejtuesi të një ekipi futbolli.

Top Channel