Erdogan: Njohja ruse e rajoneve separatiste të Ukrainës, e papranueshme (fotot)

22/02/2022 18:09

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se njohja nga Rusia e rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës është e papranueshme.

Lideri turk më tej i bënte thirrje të dyja palëve të ndjekin logjikën e shëndoshë dhe ligjin ndërkombëtar.

Duke folur nga turneu i tij në Afrikë,  Erdogan kërkonte zgjidhje diplomatike të krizës.

“Prej fillimit ne kemi bërë përpjekje të sinqerta për zgjidhjen e tensioneve me fqinjët e Detit të Zi,” tha ai.

Ndërkohë ministria e jashtme turke tha se vendimi i Rusisë për të hequr dorë nga marrëveshja e 2014 në Minsk është një shkelje e unitetit, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Në lidhje me pasojat e tensioneve Ukrainë-Rusi në rajonin e detit të Zi, Erdogan tha se si çdo vend i rajonit Tuqia do të marrë masat e saj, dhe ka marrë tashmë një numër prej tyre.

Në ndihmë të gjetjes së zgjidhjes, Turqia tha se është e gatshnme të marrë pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB, bashkë me Gjermaninë, siç është propozuar nga Ukraina.

FOTO GALERI
2/3
Duke folur nga turneu i tij në Afrikë, Erdogan kërkonte zgjidhje diplomatike të krizës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA