Tre të vrarë nga rrëzimi i avionit ushtrak mbi shkollë në qytetin iranian (video-foto)

21/02/2022 16:16

Tre njerëz kanë vdekur kur një avion gjuajtës është rrëzuar mbi një shkollë në veri të Iranit, raportonin sot mediat vendase.

Grupet e emergjencës erdhën më nxitim në skenë pasi avioni ushtarak F-5 u përplas me shkollën e cila ishte e mbyllur në kohën e aksidentit të rëndë.

Dy pilotët dhe një civil u vranë nga përlpasja, njoftonte agjencia shtetërore vendase IRNA.

Sot zyrtari i ushtrisë Reza Yousefi tha se pilotët e avionit ‘kishin dhënë jetën’ duke drejtuar mjetin ajror larg zonave rezidenciale.

Ai tha se avioni po përdorej për trajnim dhe se ishte përplasur prej një defekti teknik.

Zyrtari shtoi për rrjetin Al Jazeera: “Pilotët dhanë jetën që avioni të mos godiste zonat rezidenciale. Ata nuk mund të lëshoheshin prej tij por arritën ta timononin drejt një zone jo-rezidenciale”.

Gjenerali Reza Youssefi tha se avioni ishte i stacionuar në bazën Shahid Fakouri në Tabriz, dhe se po kthehej nga misioni i trajnimit, kur hasi një defekt teknik që e ndalonte të ulej.

Avioni u rrëzua mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit.

Gjysmëhëna e Kuqe vendase tha se mjeti ishte përplasur me një mur të jashtëm dhe një nga viktimat ishte rezident i zonës.

Mbetjet e djegura të avionit shiheshin mes rrënojave të fasadës së nxirrë të shkollës.

Autoritetet thanë se po hetojnë incidentin.

Irani besohet se ka rreth 300 avionë gjuajtës, kryesisht MiG-29 e Sukhoi-25 si dhe disa gjuajtës më të rinj kinezë F-7, apo francezë Mirage F1.

Flota e tyre përfshin dhe modelet amerikane F-4 and F-5 që datojnë prej kohës së Shahut që mbështetej nga Perëndimi, para revolucionit islamik të vitit 1979.

Në gusht 2006, Irani njoftoi se kishte ndërtuar modelin e tij ‘Azarakhsh’ (Rrufeja) që e përshkruante si të ngjashëm me F-5.

Një vit më vonë prodhoi një tjetër avion të tijin të quajtur ‘Saegheh’ (Bubullima), duke thënë se ishte i ngjashëm me modelin amerikan F-18.

FOTO GALERI
2/3
Dy pilotët dhe një civil u vranë nga përlpasja, njoftonte agjencia shtetërore vendase IRNA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA