09/10 23:38
Finalja e Champions League është programuar të luhet më 28 maj në Shën Petersburg të Rusisë. Kriza mes Rusisë dhe Ukrainës po rrezikon luajtjen e finales.
Vendet janë në prag lufte, teksa UEFA ka reaguar në lidhje me mundësinë e zhvendosjes së duelit të zjarrtë në ndonjë shtet tjetër.
Agjencia gjermane DPA, raportoi deklaratat zyrtare të qeverisë evropiane të futbollit në lidhje me këtë çështje. Krerët e UEFA-s po presin, dhe për momentin nuk ka vendime drastike.
“Nuk kemi asnjë plan për momentin për zhvendosjen e finales së Champions League, e planifikuar të zhvillohet më 28 maj në Shën Petersburg”, deklaroi një zyrtar i UEFA-s.
Top Channel