Polici britanik ‘vret veten’ në pritje të gjyqit për goditje me shkop në kokë të adoleshentit (pamje të rënda)

21/02/2022 21:32

Një oficer policie i filmuar duke goditur me shkop gome në kokë një adoleshent pas një ndeshjeje futbolli, është gjetur i vdekur disa javë para gjyqit.

Oficeri 27 vjeçar William Sampson, duhet të dilte në gjyq për goditjen që rrëzoi përtokë përgjakur një 16-vjecar pas ndehsjes së futbollit  Barnsley me Sheffield Wednesday.

Tashmë familja e tij thotë se ka vrarë veten, shkruan e përditshmja Daily Mail.

Sampson, përballej me hetimin e brendshëm dhe akuzuar për plagosje të paligjshme, dashakeqe, për të cilën ishte deklaruar më herët i pafajshëm.

Policia e rajonit Yorkshire tha në një deklaratë: “Jemi shumë të trishtuar për ndarjen nga jeta të Billy. Mendimet tona janë me familjen e tij, të cilëve do t’u ofrohet mbështetje e plotë”.

Në pamjet e incidentit  tregohet Sampson që merr vrull drejt adoleshentit dhe e godet në kokë me shkopin e policisë.

Një grua që raportohet se është nëna e adoleshentit dëgjohet të ulërasë: “Çfarë i bëre djalit tim?” teksa prej fytyrës së tij nis të rrjedhë gjak.

Oficerët që po monitoronin tifozët duke dalë nga stadiumi referuan ngjarjen për hetim, pas shpërndarjes së pamjeve në rrjetet sociale.

Tifozi i  Barnsley, Spencer White, i cili kishte filmuar pamjet, tha pas incidentit: Ndeshja ishte një derby dhe atmosfera ishte e trazuar. Unë po kthehesha në shtëpi kur pashë disa tifozë që po bënin zhurmë. Nisa të regjistroj kur pashë policin që goditi me shkop në kokë një tifoz të Wednesday, me sa fuqi kishte”.

“Nuk mund ta besoja, polici nuk ndërhyri për të qetësuar apo ndarë situatën, ai vetëm shkoi të godiste në kokë atë djalin, ishte vertet e panevojshme”.

FOTO GALERI
2/3
Oficeri 27 vjeçar William Sampson, duhet të dilte në gjyq për goditjen që rrëzoi përtokë përgjakur një 16-vjecar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA