“Një djalë brenda shtëpisë ka cilësitë që ajo kërkon”, Beniada përballet me deklaratën e mikut të saj, ja si përgjigjet

21/02/2022 19:19

Shoku i ngushtë i Beniada Niashanit, Ervin Kurti disa ditë më parë bëri një deklaratë rreth mashkullit që modelja do e shihte si të duhurin për të.

Gazetari foli për një ish-konkurrent të “Big Brother VIP”, që ka pasur cilësitë që kërkon Beniada, por refuzoi të komentonte më tej.
Deklarata e tij u rikthye sërish në qendër të vëmendjes, por kësaj radhe u komentua nga vetë me Beniada, në studion e “Ftesë në 5”.
Pasi moderatorja Bieta Sulo i tha se një deklaratë e mikut të saj ka bërë Bujë, Beniada u përgjigj:
“Çfarë ka thënë i poshtri? Sa të dal nga këtu do ta rrah, maçoku i poshtër (qesh). Për kokën e Zotit nuk ka qenë asnjëri që më ka pëlqyer, nuk na plasi zemra, nuk na bëri bam”.
Beniada ishte një nga konkurrentet e reality show-t “Big Brother VIP’, që arriti të prekë dhe finalen e madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA