Në pamje shihen momententet e tmerrit kur një vinç rreth 35 metra i lartë u rrëzua nga stuhia e erërave në Poloni duke goditur për vdekje dy punonjës.
Në pamjet e postuara online shihen mbetjet e shumta të shkatërrimit të lënë pas nga mjeti gjigant, teksa panele ndërtimi fluturonin në ajër mes shiut të rrëmbyer në Krakow, në jug të Polonisë.
Fillimisht vinçi dukej i stabilizuar mes kushteve të vështira të motit por më pas nis të bjerë së prapthi prej sistemit të stuhive që goditur thuajse të gjithë Evropën qendrore e veriore.
Vinçi i cili nuk ishte në shërbim në kohën e incidentit, zhduket prapa pallatit dhe ka varë dy punonjës e plagosur dy të tjerë, tha policia vendase.
Zyrtarët polakë kanë hapur një hetim për aksidentin e rëndë. Ata shtonin se një nga viktimat u vra në tokë ndërsa tjetri ishte duke punuar në një çati të zonës kur u goditën.
Policia tha se po heton nëse vinçi ishte siguruar si duhet në përgatitje për erërat e forta të paralajmëruara.
Mjeti po punonte në një ndërtim pesë katësh para incidentit por ishte jashtë shërbimin të enjten prej motit të ashpër.
Shërbimi meteorologjik i Polonisë kishte paralajmëruar për erëra me shpejtësi deri në 100km për kohën e kalimit të stuhisë në vend.
Top Channel