Burri i joshur nga vendi i rremë i punës, mbahet peng si ‘skllav donacionesh gjaku’ (fotot)

21/02/2022 18:36

Një roje sigurie është mbajtur peng dhe përdorur si “skllav gjaku”, teksa 1 litër i merrej nga venat e tij çdo muaj.

31-vjeçari i njohur vetëm me mbiemrin Li, kishte arritur t’i shpëtonte vdekjes pas dështimit të disa organeve nga donacionet e detyruara të gjakut.

Banda besohet se shiste gjakun e tij te blerës privatë online.

Li thotë se ishte trafikuar në qershor kur iu përgjigj një reklame për punë si roje dere në një klub nate në rajonin juigperëndimor kinez Guangxi, shkruante Beijing Youth Daily .

Por ai më pas ishte trafikuyar në Sihanoukville, në Kamboxhia, nag një bandë kriminale që më pas e shiti të nje tjetër bandë për $18,500. Ata kishin tentuar ta detyronin të punonte në skema mashtrimesh telefonike.

Por ku në shtator Li refuzoi të shkonte të merrte paratë e shpërblesës, pengmarrësit nisën të merrnin gjak rregullisht prej tij.

Ai ishte kërcënuar më tej se do të shitej te “mbledhës organesh njerëzore” nëse nuk jepte gjakun e tij, shkruan rrjeti Asia Pacific Times.

Një donacion standard gjaku në Evropë është në masën 470ml por Li detyrohej të jepte 800ml.

Burrat zakonisht lejohen të dhurojnë gjak çdo 12 javë ndërsa gratë rreth një herë në 16 javë, ndërsa Li detyrohej të jepte donacionin e tij të gjakur çdo muaj për gjashtë muaj.

Krahët e tij janë mbushur me shenja të gjilpërave.

Li, i cili ka qenë roje sigurie në Shenzhen e Pekin, thotë se të paktën shtatë burra të tjerë mbaheshin të kapur bashkë me të.

Ai tha për të përditshmen kineze South China Morning Post se gjaku i tij merrej pasi kishte tipin universal O.

Ai thotë se torturohej nga banda me rrymë elektrike dhe bashke me te tjeret trajtoheshin si instrumente për të fituar para.

Li kishte arritur të shpëtonte me ndihmën e një anëtari të bandës që tradhtoi bashkëpunëtorët e tij. Ai është tashmë në spital në gjendje të qëndrueshme.

“Skllavi i gjakut” thotë se ishte joshur nga një reklamë për vend pune në platformën online kineze  58.com.

Kompania tha së fundmi se do të bashkëpunojë me autoritetet në Kamboxhia dhe se nuk kishte përcaktuar nëse reklama ishte bërë në rrjetin e saj.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA