Babai italian përballet me përdhunuesit e të bijës adoleshente, rrezikon denoncimin (fotot)

21/02/2022 21:03

Pesë djem nga 17 deri në 21 vjeç po hetohen për përdhunim në grup të një 18 vjeçareje në Udine në veri të Italisë. Një prej të hetuarve është ish-i dashuri i vajzës dhe të tjerët miq të tij italianë.

Në dëshminë e dhënë nga babai i vajzës për të përditshmen Corriere della Sera e La Repubblica, burri i paidentifikuar publikisht tha se ishte konfrontuar me të akuzuarit menjëherë pasi vajza u kthye te familja dhe i tregoi çfarë kishte ndodhur.

«Ne po ktheheshim nga plazhi, unë isha ende me robabanje dhe me shapka, nuk e kisha celularin me vete”.

“Doja të thërrisja policinë por pas një çasti pasigurie i kërkova time bije të më shoqëronte te apartamenti. Trokita dhe i rashë ziles por nuk mora përgjigje kështu që e hapa derën me goditje shpatulle”.

“Djemtë i gjetë të mbyllur në banjo duke u lutur e duke më kërcënuar seo do të thërrisnin policinë, e kuptova se isha para njerëzve pa vlerë. I lashë, bëra siç më këshilluan të tjerët dhe prita deri në ardhjen e policisë”, thotë babai i vajzës.

Avokati i djemve tashmë thotë se vajza “kishte pranuar” marrëdhënien seksuale me grupin, ndërsa babai i vajzës pritet të denoncohet për shkelje të pronës private .

Ai thotë: «Nuk shqetësohem për këtë, dhe as nuk do të kisha bërë drejtësi vetë. Bija ime erdhi në plazh dhe ishte e tronditur, unë nuk e kisha celularin për të thërritur policinë. Edhe kur erdhën oficerët, një prej tyre më tha ‘të kuptoj shumë mirë’ dhe unë u ndjeva më pak i vetmuar. Le ta zgjidhë drejtësia këtë”.

FOTO GALERI
2/2
Babai i vajzës ishte konfrontuar me të akuzuarit menjëherë pasi vajza u kthye te familja dhe i tregoi çfarë kishte ndodhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA