Kampioni i pavarësisë/ I riu kuksian fitoi garën e boksit në Kosovë

20/02/2022 12:20

Në kuadër të pavarësisë së Kosovës ekipi i boksit të Kukësit i’u bashkua garës që u zhvillua nga Federata e Boksit në Prishtinë.

I riu kuksian Meti Hoda, u shpall kampion i boksit në Kosovë. Një vit më parë 18 vjeçari Hoda, rrëmbeu titullin kampion edhe në Shqipëri. Stërvitet që në moshën 12 vjeçare dhe merr pjesë në të gjitha garat e boksit. Për të është e rëndësishme që të jesh kampion, por që sipas tij duhet shumë punë për të fituar dhe mbajtur këtë titull.

Trajneri i boksit Bashkim Gjana, bën me dije se ekipi që ai drejton ka fituar disa tituj si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë. Prej vitesh punon çdo ditë me grupmosha të ndryshme.

Për të rinjtë kuksianë që janë shpallur kampion në boks dhe mundje, bashkia ka vendosur dhënien e disa pagave në shenjë shpërblimi.

Top Channel