Përsëritet tragjedia e pusit me 5-vjeçarin e vdekur afgan të bllokuar për tre ditë (fotot)

19/02/2022 19:54

Një komunitet i largët afgan mbante sot funeralin një djali të vogël që vdiq pasi mbeti i bllokuar për tre ditë në një pus të ngushtë 20 metra të thellë, në tragjedinë e dyte te ketij lloji brenda dy javëve.

Pesë-vjeçari i ndjerë kishte vdekur disa minuta pasi ishte nxjerrë mbrëmjen e të premtes, pas përpjekjeve të pakursyera të shpëtimit nga komuniteti dhe autoritetet.

Djali i quajtur Haidar kishte rënë prej të martës në pusin që ishte duke u gërmuar në provincën Zabul, rreth 400 kilometra në jugperëndim të Kabul.

“Me trishtim të madh njoftojmë se Haidar është ndarë nga ne përgjithmonë,” tha zyrtari Taliban, Anas Haqqani, duke njoftuar një ditë zie.
Haidar u varros më vonë në një varr të vogël të mbuluar me zhavorr e të shënjuar me një kordele të bardhë.

Policia e Zabul tha se Haidar ishte ende gjallë kur u arrit nga grupet e shpëtimit.

“Në minutat e para ai po merrte frymë, grupet mjekësore i dhanë oksigjen por kur po e çonin te helikopteri fëmija humbi jetën”, tha zyrtari.

Zhvillimi vjen dy javë pas një tjetër ngjarjeje të ngjashme tragjike kur një djalë në Marok nuk arriti të shpëtonte nga rënia e disa ditëve në pus.

Zyrtarët afganë thanë se djali kishte rënë në pusin 25-metra të thellë teksa kërkonte të ndihmonte të rriturit për gërmimin.

Inxhinierët kishin gërmuar  një hendek paralel me pusin për të arritur te djali por një shkëmb kishte penguar metrat e fundit të përpjekjes.

FOTO GALERI
1/5
Tragjedia e Ryan eshte perseritur me nje 5vjecar qe ra ne nje pus ne veri te Afganistanit

Top Channel