Arsenal rikthehet te fitorja, Liverpool përmbys Rashicën. Chelsea fitore “in extremis”

19/02/2022 18:17

Arsenal e kaloi me sukses testin shtëpiak ndaj Brantford teksa topçinjtë i mbyllën 90-minutat me dy gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.

Golat për skuadrën e drejtuar nga Mikel Arteta, u shënuan në fraksionin e dytë të sfidës, teksa ai që zhbllokoi ndeshjen ishte talenti Smith Roëe në minutën e 48. Sakaq, për të vulosur tre pikët mendoi Saka, i cili “përshëndeti” rrjetën në minutën e 79, ndërsa pas këtij trepikëshi, londinezët ngjiten në kuotën e 42 pikëve, në vendin e gjashtë të klasifikimit.

Nga ana tjetër, Liverpool vuajti ndaj Norwich dhe fitoi me përmbysje me rezultatin 3-1. Të gjithë golat e sfidës erdhën në pjesën e dytë të ndeshjes, teksa ai që zhbllokoi i pari shifrat ishte Milot Rashica. Sulmuesi i Kosovës realizoi golin e parë në Premier League, teksa për të mposhtur portierin Allison u ndihmua edhe nga një devijim i Matip.

Gjithsesi, të besuarit e trajnerit Klopp treguan epërsinë dhe dyshja Mane-Salah përmbysi sfidën brenda dy minutave (64 dhe 66). Në fund, Luis Diaz shënoi golin e parë me ekipin e ri, me Liverpool që mbetet në vendin e dytë me 57 pikë, ndërsa Norëich gjendet e fundit me vetëm 17 pikë.

Ndërkaq, Chelsea vuajti shumë në transfertë ndaj Crystal Palace megjithatë në fund Blutë e Londrës dolën me tre pikë. Goli vendimtar u realizua një minutë para mbylljes së kohës së rregullt nga ana e Ziyech. Pas këtij suksesi, Chelsea ngjitet në kuotën e 50 pikëve në vendin e tretë, ndërsa Crystal Palace mban vendin e 13 me 26 pikë.

Top Channel