Një zjarr ka përfshirë magazinat e përpunimit të peshkut ‘Eurofish’ në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit dhe vijon të jetë aktiv!
Policia dhe zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.
Flakët kanë rënë në një nga zonat ku bëhet përpunimi.
Top Channel ka mësuar se një prej zjarrfikësve është shoqëruar për në spital, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore!
Si pasojë e flakëve, policia njofton se është devijuar trafiku në autostradën Lezhë-Laç dhe është zhvendosur në rrugë dytësore.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 06:30, në dalje të qytetit të Lezhës, ka rënë zjarr në fabrikën e peshkut. Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses në vendngjarje, punojnë për shuarjen e flakëve. Si pasojë e tymit është devijuar trafiku në qytet dhe në rrugë dytësore.
Top Channel