Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernadez doli në një konferencë për shtyp para se të përballej me Napolin në Europa League, duke paralajmëruar se ky kompeticion do të vlerësohet maksimalisht nga katalanët.
“Është një titull që Barça nuk e ka fituar kurrë dhe është një mundësi për të. Ne duam të tregojmë se mund të garojmë në Evropë dhe mund të jetë gjithashtu një mënyrë për të qenë në Champions sezonin e ardhshëm, për të cilin jemi shumë të motivuar, edhe ky është një kompeticion i madh, nuk është divizioni i tretë”.
Trajneri i Barçës kujtoi: “ne luajtëm kundër një rivali kampion si Napoli, në fakt kjo ndeshje ishte 1/16-të e dy sezoneve më pare, ndaj duhet të shkojmë hap pas hapi, por duam të shkojmë aq larg”.
Duke iu referuar kritikave që marrin lojtarë si Eric apo Busquets, ai kujtoi se “çdo gjë kritikohet në Barça, por kritikat duhet të pranohen, më ka ndihmuar në kohën time si futbollist”.
Në fund, Xavi shmangu të fliste për Mbappe, Messi apo PSG-Real Madrid, ai donte të fokusohej vetëm te ekipi i tij.
Top Channel