“Lufta do përhapet, ikni dhe nga Bjellorusia”, SHBA mbyll ambasadën në Kiev

15/02/2022 11:59

Qeveria në SHBA i kërkoi të gjithë qytetarëve amerikanë në Bjellorusi të largohen menjëherë prej andej, për shkak të situatës së tensionuar në kufirin me Ukrainën dhe rrezikut të një shtrirjeje të konfliktit.

Po kështu, u lëshuan paralajmërime për të mos udhëtuar drejt Bjellorusisë, sepse edhe në kufirin e saj ka grumbullime masive forcash ruse.

“Largohuni menjëherë me mjete komerciale, apo qoftë edhe private”, thuhet në njoftim.

Kryeqyteti i Ukrainës po kthehet në zonë të pasigurtë për diplomatët amerikanë, dhe se fundi u vendimi që ata të zhvendosen në një qytet perëndimor ukrainas, në një kohë që rreziku i luftës rritet.

Për shkak të krizës në Ukrainë, SHBA ka vendosur të zhvendosë ambasadën amerikane nga kryeqyteti Kiev në qytetin Lviv, në perëndim të vendit. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken beri të ditur se bëhet fjalë për një masë të përkohshme. Ai e arsyetoi këtë hap me “përshpejtimin dramatik” të marshimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën.

Nuk kam prioritet më të madh, se siguria e amerikanëve kudo në botë, dhe kjo përfshin natyrisht kolegët tanë jashtë vendit“, tha Blinken.

Ai theksoi, se ambasada do të bashkëpunojë me qeverinë amerikane, dhe u kërkoi sërish bashkëvendasve të tij që të largohen menjëherë nga Ukraina.

Një ditë më parë, kancelari gjerman Olaf Scholz në një takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk e përmendi me emër projektin Nord Stream 2, por tha se do të ketë “pasoja të rënda politike, ekonomike dhe gjeostrategjike” për Moskën në rast të një agresioni.

Scholz -në Kiev i siguroi Ukrainës një mbështetje ekonomike prej 150 milionë eurosh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA