Kurti: Ligji për Gjykatën Komerciale do të rrisë sigurinë për investitorët dhe bizneset

15/02/2022 02:46

Deputeti i Parlamentit Britanik, i dërguar për Tregti për Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers po qëndron për vizitë në Kosovë. Ai është pritur në takim edhe nga kryeministri, Albin Kurti.

Kurti ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar është partner i domosdoshëm i Kosovës, ku edhe shprehi faelenderimin për ndihëm dhe mbështetjen që Mbretëria e Bashkuara ka treguar para, gjatë dhe pas luftës. Në këtë takim Kurti foli edhe për Ligjin për Gjykatën Komerciale për çka tha se ky ligj do të rrisë sigurinë për investitorët dhe bizneset.

“Zgjedhjet demokratike të para një viti, sollën legjitimitet e stabilitet institucional”, citohet të ketë thënë Kurti në takim me Vickers, duke shtuar edhe se “Kjo ndihmon shumë dhe po rezulton në rritje të bashkëpunimit ekonomik, tregti dhe investime”.

Në komunikatën nga zyra e kryeministrit thuhet se Vickers, vlerësoi veprimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në luftimin e korrupsionit. Fakti që Kryeministri Johnson e ka emëruar një të dërguar për Ballkanin Perëndimor tregon se e marrim shumë seriozisht rajonin, tha z.Vickers.

Edhe pse nuk jemi më pjesë e Bashkimit Evropian, të jeni të sigurt se ne do të vazhdojmë t’u qëndrojmë afër dhe të ndihmojmë, theksoi ai. Lidhur me mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet të dyja vendeve, kryeministri veçoi potencialin e mërgatës së madhe që ka Kosova në Mbretërinë e Bashkuar dhe që ata mund të jenë si urë lidhëse.

Kryeministri Kurti tha që Ligji për Gjykatën Komerciale do të rrisë sigurinë për investitorët dhe bizneset. Ai veçoi potencialin e vendit tonë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (TIK), procesimin e drurit dhe të metalit dhe bujqësinë dhe mundësitë e lidhjes së sistemit të edukimit me tregun e punës, nëpërmjet një sistemi të zhvilluar të edukimit dual.

Duke biseduar për ballafaqimin me pandeminë COVID-19, kryeministri theksoi se dy të tretat e popullsisë të moshës mbi 16 vjeç tashmë janë të vaksinuar, ndërsa po vazhdon vaksinimi edhe me dozën përforcuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA