Eduart Kësolla dyshohet si autori i vrasjes së Prekë Tonajt, një natë më parë në fshatin Gudë e Re në Shkodër.

30-vjeçari lindur në Nicaj dhe banues në fshatin Grudë e Re është arrestuar këtë të hënë dhe akuzohet për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje”.

Autori dyshohet se e ka ruajtur 47-vjeçarin prej ditësh derisa ka gjetur momentin për ta qëlluar në lokalin e lagjes.

Mbrëmjen e se dielës, viktima Preke Tonaj, ka lënë shtëpinë e tij pak metër më tutje dhe ka shkuar për të konsumuar diçka në brendësi të një lokali.

Vetëm pak minuta me vonë, një person i maskuar është futur brenda në lokal,  ka kërcënuar klientët e tjerë që të mos lëvizin, i është afruar viktimës, i ka komunikuar një mesazh dhe me pas e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

Prokuroria dyshon se vrasja ka si shkak gjakmarrjen, pasi në të kaluarën, familjes Tonaj, i ishin vrarë edhe dy djem të tjerë. Gjatë periudhës së komunizmit, Nikollë Tonaj u vra në burg, kurse  në vitin 1996, familja mori hakun duke vrarë autorin.

Vite me vonë, në 2011-ën, fisi Tonaj do të përplasej më një fis tjetër po nga Dukagjini, ku mbeti i vrarë edhe Zek Tonaj.

Këto vrasje, çojnë prokurorinë e Shkodrës, në dyshime se ekzekutimi i Prek Tonajt mbrëmjen e se dielës, ka ardhur si shkak i gjakmarrjes mes fiseve.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, strukturat hetimore të DVP Shkodër vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

FOTO GALERI
6/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA