U kap me 57 emigrantë të paligjshëm në mjet, arrestohet i riu në kërkim/ Procedohet një 62-vjeçar

14/02/2022 14:31

Një person i shpallur në kërkim është ndaluar nga policia, ndërsa është proceduar penalisht edhe një person tjetër.

Policia bëri të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim S. T., 21 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.

Shtetasi i mësipërm rezultonte i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 21.11.2021, ku në dalje të qytetit të Pogradecit, u kap mjeti kamion tip “Iveco”, brenda të cilit u konstatuan 57 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1000 euro secilit, shtetasi S. T., në bashkëpunim me persona të tjerë (dy prej të cilëve u arrestuan në flagrancë nga policia dhe një tjetër u shpall në kërkim), ju kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Ndërkaq, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, gjatë patrullimit të tyre në afërsi të fshatit Poloskë, Devoll, konstatuan mjetin tip kamionçinë të markës “Benz”, me drejtues shtetasin I. L., 62 vjeç, banues në fshatin Poloskë, i cili po transportonte 4 m sterë dru zjarri, pa lejen përkatëse.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, të cilët filluan procedimin penal për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, për shtetasin I. L. dhe bënë sekuestrimin e lëndës drusore në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA