Një libër memuar për aktorin e njohur të humorit Koco Devole. Mitro Cela, miku i tij sjell në këtë libër pjesëza nga jeta mes miqsh e Koco Devoles, emocionet dhe gjithçka të bukur dhe të trishtë që ndanë bashkë deri në momentet e fundit të jetës së humoristit.

Gazetari Mitro Çela e trajton në formë bisede me gazetarin tjetër të njohur, Filip Çakulli përshkrimin e këtyre momenteve në libër.Ai ka treguar për herë të prapaskenat, ikjen në Amerikë, arrestimin në Itali dhe se si angazhoi Sali Berisha avokatin e Berluskonit dhe interesimin e Ilir Metës për të liruar Koço Devolen nga burgu. Filip Çakulli ka ndarë gjithashtu admirimin e tij për Koço Devolen dhe disa situata që ata i kanë kaluar së bashku.

Në fund pasazhi nga libri mbyllet me rrëfimin e amanetit të fundit të Koços dhe rëndësinë që pati figura e tij në jetën e Filipit. Gazetari shkruan se e ka pyetur Filip Çakullin nëse ka qarë kur vdiq Koço Devole. Filipi i thotë se nuk ka qarë kur ka humbur prindërit, por për Koçon i kanë rënë lotët.

Ja si shprehet ai: Filip Çakuli pa humor më tha: “Kontributi i tyre na gëzon. Moskontributi na nderon.” Tashmë libri është gati. Falënderojmë miqtë e aktorit të madh, që nuk u kursyen për botimin e librit. “Fiks Fare” më ngarkoi të shkruaj një libër për Koço Devolen. Libri për t’u “pjekur” kërkon ndihmë nga miqtë dhe dashamirësit.  Tashmë libri është gati. Falënderojmë miqtë e aktorit të madh, që nuk u kursyen për botimin e librit. Falënderojmë gjithashtu edhe dashamirësit që mbetën te premtimet, edhe pse një fjalë e urtë në ekonominë e tregut, thotë: “Miku, kur jep fjalën, ther djalin e komshijes”. Problem është kur komshija ka cupa!

 

Të dhëna për librin

Titulli: Koço Devole

Origjinali: Koço Devole

Gjinia: Kujtime

Autori: Mitro Çela

Shtëpia botuese: Albas

Viti: 2021

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA