FSHF, tre kandidatë në garë/ Armand Duka, Dritan Shakohoxha dhe Sulejman Starova

11/02/2022 19:56

Shpallen kandidatët për president të federatës shqiptare të futbollit, zgjedhje që do të mbahen në datën 2 mars.

Kandidatë në gare janë presidenti aktual Armand Duka, gazetari sportiv Dritan Shakohoxha dhe Trajneri Sulejman Starova.

Armand Duka është në krye të federatës shqiptarë të futbollit prej vitit 2002 për disa mandate rresht. Në këtë garë ai ka përballë gazetarin dhe komentatorin e mirënjohur sportive Dritan Shakohoxha me një karrierë të spikatur në botën e sportit. Për disa vite ai ka drejtuar Supersport në Digitalb dhe ka komentuar ndeshjet me të rëndësishme të futbollit shqiptar dhe garave ndërkombëtare.

Ai shpall kandidaturën e tij me një synim për të zhvilluar futbollin dhe talented duke e nisur nga fëmijët. kandidati tjetër është Sulejman Starova. një emër i njohur për futbollin shqiptar. I cili jetën e tij e ka lidhur prej shumë vitesh me klubin e Partizanit. Ai ka mbajtur për shumë vite postin e drejtorit sportive të partizanit dhe të trajnerit. Suljeman Starova është dhe opinionist futbolli.

Top Channel