Ditën e sotme në emisionin ‘Top Talk’ ishte e ftuar Prof. Suzana Guxholli, për të folur rreth rritjes së çmimeve në vendin tonë!
Guxholli shprehet se vendi ka një ekonomi ‘të dërrmuar’, ndërsa e quan sistemin ekonomik ‘të brishtë dhe të dobët’, ku mungojnë sektorët që kanë produktivitet të lartë!
Për fat të keq rritja e çmimeve në mbarë botën ka influencuar edhe vendin tonë, për të mos harruar edhe krizën e pandemisë, ndërsa ‘patëm mbi supe’ edhe tërmetin e 26 nëntorit.
Në tej, Guxholli thotë se vendi ynë po kthehet në një popullsi që po plaket me ritme të shpejta dhe disa prej arsyeve janë pikërisht varfëria, mungesa e një tregu të konsoliduar pune, paga shumë të ulëta dhe pamundësia për të gjetur një vend punë për të mbijetuar!
Prof. Suzana Guxholli ka dhënë tre sugjerime për të ndryshuar varfërinë në vendin tonë nëse do të kishte ajo vetë ‘timonin’ e qeverisë!
Guxholli thotë se do të rregullonte sistemin e taksave, do të nxiste biznesin dhe do insistonte në zhdukejn e korrupsionit dhe realitetit.
Denis Dyrnjaja: Nëse sot merrni drejtimin e qeverisë, çfarë do ishin tre hapa strategjikë për të ndryshuar realitetin e njerëzve në këtë vend, por ka varfëri aq sa çka edhe natyrën e mrekullueshme?
Suzana Guxholli: Do ndërhyja tek taksat, do rregulloja sistemin e taksave. Do jepja nxitje biznesit por pa cënuar sistemin në thelb, qoftë të taksave dhe do ti mëshoja zhdukjes së korrupsionit dhe informalitetit, në mënyrë që ato të ardhura të kaloheshin për tu përdorur më shumë për shtresat në nevojë. Ne jemi një vend shumë i varfër me një numër të lartë të varfërish!
Top Channel