Zjarr në kodrat e Vllahinës së Vlorës, flakët përfshijnë ullishte dhe toka bujqësore

29/09/2026 12:33

Një zjarr ka përfshirë kodrat e fshatit Vllahinë, Vlorë, në zonën kufitare me fshatin Kocul.

Nga flakët janë përfshirë sipërfaqe me ullishte dhe pemë të ndryshme frutore. Banorët bëjnë me dije se zjarri po djeg ullinj të rinj dhe toka bujqësore.

Për situatën është njoftuar zjarrfikësja e Selenicës, e cila po niset drejt vendngjarjes për ndërhyrje.

Top Channel