Pas 15-vjeçarit, ndërron jetë dhe 13-vjeçari! U përplasën nga makina që drejtohej nga një i dehur

09/02/2022 11:10

Është rënduar bilanci i viktimave në aksidentin e rëndë që ndodhi natën e kaluar në Shkozet të Durrësit.

Dy të mitur kanë gjetur vdekjen si pasojë e aksidentit që ndodhi rreth orës 22:55, në lagjen 14 të qytetit bregdetar, kur një automjet me drejtues të riun Xhoni Muço, u përplas me një çiiklomotor me drejtues shtetasin S. K.

Përplasja ka qenë tejet e fortë dhe për pasojë gjeti vdekjen në vendngjarje njëri nga dy të miturit që ndodhej në  çiklomotor, 15-vjeçari me3 inicialeF. K.. Disa orë më vonë humbi jetën në spital dhe i mituri tjetër, 13-vjeçari me inicialet D. H.

Pas ngjarjes së rëndë, policia ka arrestuar të riun Xhoni Muço i cili nga veprimet e para hetimore rezulton se po e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA