Kamionistët kanadezë bllokojnë urën kryesore të lidhjes me SHBA në protestën kundër vaksinave (fotot)

08/02/2022 21:01

Mijëra kamionistë në Kanada që protestojnë kundër kufizimeve të koronavirusit, kanë bllokuar dje urën kryesore lidhëse të vendit me Shtetet e Bashkuara, duke ndaluar qarkullimin thuajse për një ditë, tha policia.

Lëvizja e quajtur “Karvani i Lirisë” nisi të kryeqytetin kanadez Ottawa dhe qendra të tjera kundër detyrimit të vaksinimit të kamionistëve që kalojnë kufirin drejt SHBA.

Dje kamionistët protestues bllokuan ‘Urën e Ambasadorit’ mbi lumin Detroit, lidhja kryesore nga Ottawa drejt qytetit amerikan Detroit.

Ura drejt Kanadasë nga qyteti i Michigan u mbyll pasditen e djeshme, njoftoi deparamenti i transportit në Michigan  dhe qëndroi e tillë deri paraditen e sotme.

Ura që lidh qytetet Windsor, Ontario, e Detroit u hap paraditen e sotme, tha policia e Windsor  pasi oficerët ishin përpjekur të “rivendosnin qarkullimin e rregullt”.

Bllokimi i trafikut në kalimin ndërkombëtar ishte shenja e parë se demonstratat në vijim kundër vaksinimit të detyruar për COVID-19 dhe protokolle të tjera në Kanada, shpejt mund të prekin dhe SHBA, shkruante e përditshmja vendase Detroit News .

“Çdo vonesë apo prishje e zinxhirit të furnizimin krijon probleme, jo vetëm për bujqësinë por dhe për ekonominë e shtetit”, tha Chuck Lippstreu, president i shoqatës së agro-biznesit në Michigan.

Kryebashkiaku i Ottawa shpalli dje gjendjen e emergjencës prej krizës së kamionistëve që kanë bllokuar kryeqytetin prej një jave, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të kufizimeve COVID-19 në Kanada.

Ndërkohë policia ka ndaluar që qytetarët të sjellim furnizime për kamionistët protestues, por në qytet per banoret është kthyer në modë dalja me bidona karburanti në dorë, në ndihmë të protestuesve.

Demonstratat në Kanada kanë nisur prej 29 janarit dhe protestuesit zotohen të mos largohen deri në heqjen e masave COVID-19, raportonte rrjeti CNN .

Vetëm në Ottawa janë nisur 60 hetime kriminale në lidhje me kamionistët, për krime si nxitje urejtjeje, lëshim gurësh dhe dëmtim prone.

“Kemi qenë mjaft të zënë me këtë në 10 ditët e fundit, por kemi nevojë për më shumë ndihmë,” tha kreu i policisë së Ottawa Peter Sloly, duke u ankuar për bllokimin e qytetit.

Ndërkohë dhe në shtetin amerikan të Alaska, më shumë se 100 kamionistë ishin bashkuar të hënën në mbështetje të kolegëve në Kanada, raportonte rrejti vendas, Anchorage Daily News .

Që prej 15 janarit kaministët dhe punonjës të tjerë të shërbimeve thelbësore janë lejuar të hyjnë në Kanada vetëm nëse janë të vaksinuar.

“Duhet të kemi vulat e vaksinimit në kartat mjekësore për të dalë nga shteti, por nuk i duam ato,” tha kamionisti Jeremy Speldrich për rrjetin Anchorage Daily News. “Mandati i vaksinimit duhet të jetë me zgjedhje, nëse e do injeksionin apo jo”, shtoi ai.

FOTO GALERI
2/7
Lëvizja e quajtur “Karvani i Lirisë” nisi të kryeqytetin kanadez Ottawa dhe qendra të tjera kundër detyrimit të vaksinimit

Top Channel