Një 55-vjeç ka mbetur i plagosur këtë mbrëmje në Tiranë, pasi është goditur nga një automjet.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si “Brryli”. Makina me drejtuese shtetasen S. N., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA