FOTOT/ Cilët janë katër shqiptarët që shqyen hekurat dhe u arratisën nga burgu grek

07/02/2022 18:15

Pamjet e pesë të dënuarve që kanë arritur të arratisen nga ambientet e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Chanias në Greqi janë publikuar këtë të hënë.

Sipas informacioneve të Cretapost, pas orës dy të mëngjesit ata morën shufrën e hekurt të sigurisë së paraburgimit dhe ia dolën që të përkulnin hekurat dhe të hiqnin çimenton e murit ku po qëndronin.

Më pas ata kaluan gardhin dhe u larguan në drejtim të panjohur pa u vënë re nga punonjësit e policisë.

Vlen të theksohet se tre nga pesë të dënuarit, sipas informacioneve të cretapost, janë marrë me punë që lidhen me hekurat dhe tubacionet, kjo i ka ndihmuar që të arrijnë të arratisen.

Ata janë kriminelë të përfshirë në vrasje, grabitje me armë dhe trafik droge. Njëri prej tyre ishte edhe shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm, pjesë e 17 grabitësve të armatosur që bënë kërdinë në shtëpitë në Atikë.

I rrezikshëm konsiderohet edhe 34-vjeçari pakistanez, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për tre vrasje.

Tre shtetasit e tjerë shqiptarë janë dënuar për trafik droge.

Të arrestuarit janë:

1. Olis Thoma Prifti, 10.09.1979, lindur në Lushnjë e banues në Dropull të Gjirokastrës, baba i një fëmije. Ka punuar si kamarier. Dënuar me burgim të përjetshëm për “pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “grabitje”, “grabitje me pasojë vdekje”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje”, “përdorim arme”. Ai është në burg prej 17.05.2016.

2. Mateo Veliko Barjami, 12.07.1993, banues në Mollas të Kolonjës. Me profesion është hidraulik. Është dënuar më 09.11.2020 me 20 vjet burg dhe 57.000 euro gjobë për “trafik lëndësh narkotike”. Më pas është dënuar më 21.09.2018 me 8 vjet burg dhe 1000 euro gjobë për “mbajtje dhe shitje lëndësh narkotike”. Është dënuar për herë të tretë më 27.04.2017 me 4 vjet burg dhe 3000 euro gjobë për “mbajtje dhe blerje lëndësh narkotike”.

3. Bledar Frrok Frroku, 12.11.1988, nga Shën Kolli i Lezhës, me profesion bojaxhi. Është dënuar më 30.06.2020 me 12 vjet e 6 muaj burg dhe 30.500 euro gjobë për “trafik lëndësh narkotike” dhe ndodhet në burg që prej datës 12.05.2019.

4. Ardian Qamil Meta, 04.11.1990, nga Grabjani i Divjakës me profesion bojaxhi. Është dënuar me 24 vjet burg më 31.10.2017 për “grabitje”. Ai ndodhet në burg prej datës 17.05.2016.

5. 34-vjeçari pakistanez, i dënuar me burgim të përjetshëm për tre vrasje.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, juria ndërkombëtare i jep 45 pikë Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” ka shkëlqyer edhe në performancën e saj në natën finale të Eurovizionit 2025 u zhvillua sonte në Bazel të Zvicrës. Dyshja përfaqësuese e vendin tonë u pa e emocionuar teksa brohoritjet nuk munguan në Bazel. Juria ndërkombëtare i dha këngës shqiptare 45 pikë, duke e rendition në vendin e 16-të. Juria franceze ishte e vetmja që e vlerësoi maksimalisht këngën shqiptare. Pas parakalimit në skenë të 26 këngëtarëve dhe grupeve muzikore, është rradha e teleshikuesve të që të votojnë për këngën fituese. Dy ditë më parë në një renditje të CNN Shqipëria surprizoi me vendin e parë. “Një duet që nuk e pëlqen Eurovision-in – dhe pikërisht për këtë, ndoshta do ta fitojë. Zjarr, absurditet dhe stil alternativ që nuk fal. Fansat e duan. Dhe me të drejtë”, shkruante CNN.
18/05 00:42
Vijon numërimi i votave preferenciale për Tiranën, garë e ashpër brenda partive! Çiftet e kandidatëve që po përballen “kokë më kokë”
17/05 23:00
Rama publikon foton: Tirana pas zgjedhjeve…
17/05 22:48
Dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor, SPAK sekuestron celularin e ish-kryebashkiakut të Kavajës
17/05 22:46
Jeta pas “Big Brother VIP 4”, Gjesti i thotë të gjitha: Më mungon koha me Eglin, jashtë…
17/05 22:13
Akuzat për dhunë ndaj partneres në Zvicër, Jozi flet për herë të parë: Mundet të dalë dikush me prova! Kontakte me Gjestin…
17/05 21:51
BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta