Transferimi i Uzunit në Spanjë/ Futbollisti tregon përshtypjet e ditëve të para

06/02/2022 21:14

Transferimi i Myrto Uzunit nga kampionati Hungarez ku luante me Ferencvarosh tek Granda në La Liga të Spanjës ka qenë ndër më të bujshmit sa i përket futbollistëve të kombëtares kuqezi.

Një transferim ëndrrash për vetë Uzunin i cili për Top Channel tregon këtë transferim që ka kushtuar 3.5 milion euro dhe se si zgjodhi Granadën, përpara Kopenhageni që ofroi më tepër dhe

“Klubi nuk donte me më shit sepse isha lojtari I preferuar dhe lojtari më I mirë I vitit të fuindit për Ferencvarosh, tifozët më donin shumë. Ditën e fundit të merkatos, pa rënë dakord klubet u nisa për në Spanjë dhe po prisja pasi nuk kishte kohë për të kryer vizitat mjekësore. Jam nisur pa ditur nëse do të firmosja,. Më pas kam firmosur në orën 11 të natës 1 orë përpara se të mbyllej merkato”, tha Uzuni.

Po si kanë qenë këto ditë të para në Spanjë, si ja bën me gjuhën?

“Me thënë të drejtën këtu në klub nuk flet njeri anglisht, thjesht po përshtatem, jam futu në një kurs shqip-spanjisht dhe po përmirësohem avash avash”, tha Uzuni.

Një futbollist i cili nga Tomori i Beratit, tek Apollonia në Fier më pas në Laç e tashmë në La Liga, dmth edhe nga kampionati shqiptarë mundet një lojtarë të arrij kaq lart?

“Mendoj që asgjë nuk është e pamundur, thjesht duhet përkushtuar dhe njerëzit që më njohin e dinë shumë mirë sa I përkushtuar jam. I kam pasur qëllimet e qarta që në fillim, kam punuar shumë dhe kam besuar tek vetja ime”, tha Uzuni.

Megjithatë ajo që I ka mbetur peng Uzunit është bullizmi që e ka prekur dhe komentet e shumta negative për të.

“Janë shumë ata që presin të dështojë Uzuni, këta njerëz nuk e dinë fare çfarë bëj dhe janë tifoza që pas një tasiera dhe komentojnë negativitet, nuk e kuptoj dot pse ndodh kjo gjë në Shqipëri. Nuk e di pse janë kaq xheloz, nuk po I marr riskun askujt. Mua po më shpërblehet puna e madhe që kam bërë dhe përkushtimi, nuk e di pse nxjerrin vrer kur mund të thonë diçka pozitive”, tha ai.

E megjithatë Uzuni pritet të debutojë në La Liga përball Realit të Madridit, një debutim ëndrrash për çdo lojtarë.

“Mendoj se mund të aktivizohem 30 minuta nga fundi I ndeshjes edhe pse jo të mos luaj që nga minuta e parë. Uroj me shpirt që të shënoj edhe ky do të ishte debutimi më i bukur”, tha futbollisti.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA