Grupi Sadr i liderit shiit Muqtada e-Sadr, i cili fitoi zgjedhjet në Irak, vendosi të ngrijë negociatat për formimin e qeverisë dhe të bojkotojë seancën e zgjedhjes presidenciale në parlament.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Sadr, Hasan Azari, në një konferencë për shtyp tha se “Ne kemi vendosur të pezullojmë negociatat për formimin e një qeverie me të gjitha grupet politike në përputhje me udhëzimet e liderit tonë Muqtada es-Sadr”.
Azari tha se do të bojkotojnë seancën që do të mbahet më 7 shkurt për zgjedhjen presidenciale.
Grupi i liderit shiit Sadr, i njohur për qëndrimin e tij të distancuar ndaj Iranit, fitoi zgjedhjet duke dërguar 73 deputetë në parlamentin 329-vendësh në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 10 tetor 2021.
Sadr po negocionte për të formuar një qeveri, veçanërisht me Partinë Demokratike të Kurdistanit (KDP) dhe sunitët./AA/
Top Channel