Rama publikon pamjet nga punimet në tunelin e Skërficës: Së shpejti do t’i vihet në shërbim Shqipërisë turistike

04/02/2022 08:40

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet nga punimet në tunelin e Skërficës përgjatë rrugës Kardhiq Delvinë.

Rama e cilëson si vepër të bukur që së shpejti pritet t’i vihet në shërbim Shqipërisë turistike për ta afruar edhe më shumë Sarandën këtë verë.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër vepër të bukur që së shpejti do t’i vihet në shërbim Shqipërisë turistike, siç është Tuneli i Skërficës, përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë që do ta afrojë ndjeshëm Sarandën këtë verë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA