Saul Niguez u transferua te Chelsea me formulën e huazimit nga Atletico Madrid, në ditën e fundit të merkatos verore teksa u cilësua si një goditje me shumë vlera për mesfushën e trajnerit Thomas Tuchel.
Megjithatë, spanjolli nuk është përshtatur aspak me idetë e trajnerit gjerman duke e kaluar pjesën më të madhe të sezonit në stol, ndërsa është aktivizuar në vetëm 17 ndeshje, ndërsa vetëm dy herë është nisur titullar në Premier League.
Këto statistika bëjnë që drejtuesit e Chelsea të mos ndihen të sigurt për ta blerë përfundimisht kartonin e mesfushorit, ndërsa vlen të theksohet se Atletico Madrid kërkon jo më pak se 40 milionë euro. Kështu, 27-vjeçari pritet të rikthehet në Madrid, ndërsa mbetet për t’u kuptuar e ardhmja e tij për sezonin e ardhshëm./ Supersport
Top Channel