Ish-gruaja milionere e Bill Gates ka thënë sot se do të kërkojë ide dhe partneritete të reja jashtë fondacionit filantropik të Bill Gates, me të tjera projekte bamirësie.
Sipas një artikulli të Wall Street Journal, Melinda French Gates përsëri do të shpërndajë shumicën e pasurisë së saj për bamirësi, por jo me fondacionin Gates, i cili është një nga më të mëdhenjtë e më të fuqishmit në botë.
“Unë e kuptoj absurditetin e një pasurie kaq të madhe të përqendruar në duart e një njeriu dhe besoj se gjëja më e përgjegjshme për të bërë me të është falja e saj, në mënyrë sa më të mençur e me sa më shumë impakt pozitiv të mundshëm”, shkruante zonja French Gates në një letër.
“Qëllimi përfundimtar i çdo filantropisti duhet të jetë eliminimi i nevojës për filantropi, kështu që falja e parave për të cilat familja jote nuk ka nevoje, nuk është një akt edhe aq fisnik”.
“Prandaj unë tashmë zotohem të bëje më shumë sesa të firmos çeqet, duke u përpjekur të luftoj varfërinë dhe të avancoj barazinë për gratë, vajzat dhe grupe të tjera të paavantazhuara në SHBA dhe në botë”, shkruante Melinda, duked lënë të kuptonte se fondacioni Gates nuk plotësonte më objektivat e përmendura prej saj.
Në vitin 2015, French Gates kishte themeluar grupin Pivotal Ventures, për avancimin social e profesional të grave e famijeve të paavantazhuara në SHBA.
Melinda është ndarë nga Bill Gates mes të tjerash dhe prej kundërshtimit të shoqërimit të milionerit me personazhe të dyshimta të shoqërisë së lartë të SHBA si Jefffrey Epstein.
Top Channel