Bashkia e Durrësit këtë të enjte ka vazhduar aksionin për një qytet të pastër duke pastruar nga mbeturinat disa lagje të këtij qyteti.
Lajmi është bërë me dije nga kryetarja Emiriona Sako, e cila shkruan në Facebook se për të mbajtur një qytet të pastër, përveç punës së përditshme të punonjësve të pastrimit, është e domosdoshme edhe kontributi i çdo qytetari, që të mos ndotin ambientin e përbashkët.
Ajo thekson se nisma për Durrësin e pastër nuk ndalet, pasi sipas saj, një qytet i pastër është një qytet më i mirë për të gjithë qytetarët durrsakë dhe turistët e shumtë që na vizitojnë.
“Të vendosur për të pastruar në çdo cep të Durrësit. Duke pastruar në disa lagje të qytetit. Përveç punës së përditshme të punonjësve tanë, është e domosdoshme edhe kontributi i çdo qytetari, që të mos ndotin ambientin e përbashkët. Nisma jonë për Durrësin e pastër nuk ndalet më sepse një qytet i pastër është një qytet më i mirë për të gjithë qytetarët durrsakë dhe turistët e shumtë që na vizitojnë”, shkruan ajo.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama nga pylli i Sodës në Vlorë vitin që kaloi përcaktoi një plan kombëtar veprimi për pastrimin rrënjësor nga mbetjet në Shqipëri, ku prioritet i këtij plani është bregdeti.
Top Channel