Dy persona janë vënë nën prangat e policisë, ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht në Vlorë, për vepra të ndryshme penale.

Shtetasi K. R., 39 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, u procedua penalisht për veprat penale “Mashtrimi në kredi” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi G. M., banues në Vlorë, se nëpërmjet mashtrimit dhe falsifikimit, shtetasi K. R. ka marrë një kredi në emër të tij.

Policia arrestoi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin G. K., 33 vjeç, banues në lagjen nr.2, Ksamil, Sarandë, pasi u konstatua duke ndëtuar një objekt, pa lejen e organeve kompetente.

Në pranga u vu edhe shtetasi Sami Sulaj, 60 vjeç, banues në fshatin Brataj, Selenicë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 10.03.2021, e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, shtetasit A. A., 30 vjeç dhe A. Ç., 28 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Pavarësia 3”, në lokalin që administronin, janë gjetur dhe sekuestruar tre tavolina pokeri.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel