E papritur, dështon transferimi i Matetas tek Milani, problemi me gjunjët prish gjithçka në fund
Dejan Kulusevski dhe Rodrigo Bentacour janë zyrtarisht futbollistë të Tottenhamit. Lojtari suedez dhe ai uruguaian largohen nga Juventusit, për t’u vënë nën urdhrat e Antonio Conte te klubi londinez, që me këto afrime kërkon të bëjë një hop cilësor në Premier League.
Sikurse u njoftua edhe një ditë më parë, Kulusevski shkon te Tottenhami në formën e huazimit për 18 muaj, duke paguar 10 milionë euro në arkat e “Zonjës së Vjetër”, së cilës duhet t’i paguajë edhe 35 milionë euro për kartonin nëse arrihen disa objektiva të caktuara.
Ndërkohë, për futbollistin uruguaian, “Spurs”-at kanë pranuar të shpenzojnë 19 milionë “cash” plus 6 milionë në formë bonusesh. Në total, janë potencialisht 70 milionë euro që hyjnë në arkat e Juventusit dhe “lehtësojnë” shpenzimet për Vlahovicin.
Top Channel