Mirlind Daku ka vijuar me ritmin e lartë të golave në kampionatin rus, duke gjetur rrjetën edhe në javën e dytë të sezonit të ri.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi në minutën e 19-të të sfidës mes Akron Togliatti dhe Rubin Kazan, duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin 0-2 në këtë përballje.

Ky ishte goli i dytë radhazi për Dakun në kampionat, pasi në ndeshjen hapëse të sezonit ai kishte shënuar edhe ndaj Krasnodarit. Bomberi shqiptar e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri, duke treguar formën dhe efikasitetin e tij para portës.

Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen edhe në tregun e transferimeve. Së fundmi është raportuar se Spartaku i Moskës është e gatshme të paguajë klauzolën e largimit prej 11 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e sulmuesit.

E ardhmja e Dakut mbetet ende e hapur, ndërsa ofertat e shumta mund ta bëjnë gjithnjë e më të vështirë qëndrimin e tij te Rubin Kazan. Megjithatë, deri tani, sulmuesi shqiptar po flet në fushë me gola.

Top Channel