Josa: Lushkja tregoi karakter dhe cilësi, objektivi ynë është Europa

31/01/2022 16:10

Pavarësisht startit të dobët, Laçi “fluturon” nën drejtimin e Mirel Josës, pasi merr vendin e dytë i vetëm dhe konfirmohet skuadra anti-Tirana në betejën për titullin kampion.

Një perlë e Regi Lushkjas, në ndeshjen e tij të fundit me fanellën bardhezi (do të transferohet te Sheriff Tiraspol), u dhuroi tre pikët kurbinasve ndaj Partizanit, ndërsa trajneri Mirel Josa u shfaq mjaft i kënaqur me momentin që po kalojnë të tijtë.

“Skuadra nuk e fitoi ndeshjen falë kualiteteve, por loja shkoi ashtu edhe për shkak të kundërshtarit, që u shfaq kompakt, modest dhe i rrezikshëm. Megjithatë komplimentoj skuadrën time, që tregoi durim e këmbëngulje për të shkuar te goli. U treguam më të vendosur në topin e parë dhe morëm fitoren, ndonëse për mënyrën si shkoi ndeshia, mund të kishim dalë edhe barazim.

Vllaznia e Kukësi janë aty pranë dhe Tiranën e kemi përpara. Duhet të shkojmë me moralin e duhur në ndeshjey direkte. Kemi humbur dy ndeshje ndaj Vllaznisë, që ka më shumë ekuilibër në fushë, por me këtë do të merremi nga nesër e mbrapa.

Dua t’i uroj më të mirën Lushkjas, që tregoi karakter, pasi e dinte që në dhjetor që ishte shitur, por vazhdoi të tregojë cilësitë më të mira në fushë. Natyrisht do ta doja në ekip, por vendimi për shitjen e tij është në të mirë të klubit dhe të vetë lojtarit mbi të gjitha, ndaj i uroj suksese. Për zëvendësimin do të shohim brenda grupit, ndonëse do të jetë e vështirë.

Nuk dua të flas shumë për pretendimet tona, por them që do të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje dhe do të respektojmë kampionatin deri në fund. Objektivi ynë momental është kapja e Europës, por nëse do të vazhdojmë kështu, pse të mos shohim për më lart. Gjithsesi çdo gjë varet edhe nga kundërshtarët, pasi ka përfunduar vetëm gjysma e kampionatit”, u shpreh Josa./supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA